Këtë vit Mjaft-Fest do të përcjellë një ndjesi ndryshe nga herët e tjera; një shkëndijë verore në prag të vjeshtës. Për te gjithë ata që duan ta shijojnë verën deri në pikën e fundit, ja një event perfekt perpara kthimit ne klasat apo zyrat e merzitshme.
Edicioni i 6të i Mjaft-Fest do të zhvillohet me 5-6 Shtator në natyrën 'ndryshe' të fshatit, tek qendra e rekreacionit “Univers Park” (ish-Kartodromi).
Artistet performues ne Mjaft Fest 2008 jane: -Asgje Sikur Dielli (KS) -Boiken Lako (AL) -Superhiks (MK) -Bla Bla Bla (MK) -Supernova (AL) -The Room (AL) -Parketi (MK) -Projekti (AL) -Likatek (KS) -Mirko Popov (MK) -Bessy Bess (AL) -Boocky (AL)
Kete vit festivali organizohet rreth një teme kryesore që ka të bëjë me aktivizmin dhe qëllimet kryesore të Lëvizjes Mjaft.Tema rreth të cilës do të ndërtohet Mjaft Fest 2008 është titulluar “Shembe Murin e Shengenit” dhe ka të bëjë me çështjen e liberalizmit të vizave. Gjatë ditës por dhe gjatë performancave të artistëve në skenë, do te organizohen aktivitete të ndryshme informuese, sensibilizuese dhe artistike në lidhje me këtë temë.
Mjaft! Fest është një eveniment artistik i ideuar që të përziej së bashku muzikën kontemporane me ndjenjën dhe idealet e aktivizmit rinor. Që prej vitit 2003 ky festival është shndërruar në një ndër aktivitet më të mëdha të muzikës kontemporane Live në Shqipëri dhe në rajon. Mjaft Fest është një iniciativë e Lëvizjes Mjaft, i cili zhvillohet çdo vit në vendndodhje te ndryshme natyrore. Përveç programit cilësor muzikor që ofron, Mjaft Fest është një thirrje për të luftuar apatinë qytetare si dhe një mundësi argëtuese për të shijuar natyrën Shqiptare.